E themeluar në vitin 1993, Euro-Alba-EA është një nga kompanitë më me përvojë dhe më të qëndrueshme në
tregun shqiptar, me veprimtari të gjerë në fushat e ndërtimit, shitblerjes së materialeve të ndërtimit,
prodhimit të mobiljeve dhe sektorit të pasurive të paluajtshme (Real Estate).
Në vitet 1999–2000, kompania u angazhua si kontraktues i fuqishëm ndërtimi për NATO-n, duke kontribuar në
projekte madhore në Shqipëri dhe Kosovë, një dëshmi e kapaciteteve të saj në nivel ndërkombëtar.
Në vitin 2000, Euro-Alba-EA zgjeroi më tej fushën e veprimtarisë së saj duke u bërë aksioner i Bankës
Popullore, duke hedhur kështu hapat e parë në sektorin bankar dhe financiar.
Në vitin 2005, Euro-Alba-EA u bë aksioner i kompanisë Eurosig, duke kontribuar në krijimin e një grupi të
fuqishëm financiar.
Në vitet në vazhdim, Euro-Alba-EA u konsolidua si një partner i fuqishëm dhe i besueshëm në fushën e
ndërtimit dhe menaxhimit të pronave. Falë eksperiencës dhe standardeve të larta të punës, kompania ka
ndërtuar kredenciale të forta në të gjitha fushat ku operon.
Së fundmi, Euro-Alba-EA ka zgjeruar më tej praninë e saj në sektorin financiar, duke u bërë aksioner me
29.66% në UBA Bank.
Një pikë e fortë e Euro-Alba-EA është përkushtimi i palëkundur ndaj cilësisë, i cili është konfirmuar
përmes çertifikimeve me standardet më të larta ndërkombëtare, si: ISO 9001:2000 që prej shkurtit të vitit
2008, ISO 14001:2004 për menaxhimin mjedisor, OHSAS 18001:2007 dhe ELOT 1801:2008 për menaxhimin e
shëndetit dhe sigurisë në punë, ISO 9001:2008 për avancimin e mëtejshëm të sistemit të menaxhimit të
cilësisë. Këto standarde ndërkombëtare dëshmojnë angazhimin tonë për operim me integritet, efikasitet dhe
përgjegjësi.
Euro-Alba-EA, duke qenë një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në mbi 3 dekada, vazhdon rrugëtimin e saj për
të ndërtuar jo thjesht objekte, por hapësira jetese e pune me vlera afatgjata në funksion të komunitetit
dhe gjeneratave që do na pasojnë.
· Rritja e portofolit të pronave dhe zgjerimi i veprimtarisë në tregun ndërkombëtar.
· Përmirësimi i standardeve operacionale bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
· Thellimi i angazhimit në sektorin financiar dhe rritja e ndikimit të Grupit Eurosig.
· Diversifikimi i burimeve të të ardhurave dhe rritja e fitueshmërisë së kompanisë.
· Krijimi i bashkëpunimeve strategjike me kompani dhe investitorë vendas e të huaj.
· Menaxhim i kujdesshëm i investimeve për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.
· Vijimi i përmbushjes së standardeve ndërkombëtare ISO për cilësinë, mjedisin dhe sig-urinë në punë.
· Rritja e angazhimit në projekte me ndikim pozitiv në komunitet dhe mjedis.
Emri shoqërisë: Euro-Alba-EA
NUIS: J81503012D
Data Regjistrimit: 27.12.1993, me vendim Gjykatës së Tiranës nr. 8724
Forma Ligjore: Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar
Adresa: Sheshi “Harry Truman”, ndërtesa 3, Hyrja 1, 1016, Tiranë
Administrator: Gazmen Neza
EURO-ALBA-EA është partneri juaj i besuar në fushën e ndërtimit.